“NYT”, shkrim per zgjedhjet e shqiptareve

25/06/2009 09:00

Pak muaj me pare dikush ne Tirane e pati krahasuar me nje leter higjenike, por gjithsesi ne raste te tilla, sic jane zgjedhjet, gazeta “New York Times” mbetet nje nga zerat me prestigjioze nderkombetare mediatike.

Ne nje shkrim te gjate kushtuar 28 qershorit, gazeta amerikane, e afert tashme me Shtepine e Bardhe, flet per zgjedhjen e veshtire te shqiptareve, mes te shkuares dhe te ardhmes.

Gazeta hedh nje veshtrim mbi situaten parazgjedhore, nderkohe qe theksi vihet te zhvillimi i nje procesi te lire dhe demokratik.

Ne shkrim thuhet se vizat jane ceshtje e rendesishme e ketyre zgjedhjeve dhe se izolimi per Shqiperine, kete vend te vogel anetar te NATO-s, eshte befasues.

Shqiptaret kane deshire te integrohen sa me pare ne Bashkimin Evropian pasi keshtu atyre do t’ju krijohen mundesi per te levizur me lehte ne Greqi dhe Itali dhe nuk do te duhet te rrezikojne jeten per te kaluar kufirin.

Nje proces i qarte demokratik, sipas diplomateve do te ndihmoje rebalitimin e plote te Shqiperise, thuhet ne shkrimin e “NYT”.

Ne gazete permendet vrasja e nje eksponenti te nje partie konservatore ne veri te vendit, vrasja e nje simpatizanti te Partise Demokratike, si dhe ekzekutimi i nje deputeti socialist.

Nderkombetaret jane te shqetesuar per keto zgjedhje, pasi edhe nese votimi kalon i qete jane me mijera banore te zonave rurale, te cilet nuk jane pajisur me dokumentat e duhura per votim.

Gazeta thekson se keto zgjedhje, jane gati-gati nje ndeshje gladiatoresh mes dy burrave: kryetarit te PD-se, Sali Berisha nje lider i djathte dhe sfidantit te tij, Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB