
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis sot shperndarjen e materialit zgjedhor ne te gjithe vendin. Fletet e votimit per 3 milione e 84 mije e 67 zgjedhes, kutite e votimit, procesverbalet, boja matrikuluese dhe gjithe materialet e tjera te nevojshme do te nisen sot nga Tirana per ne 66 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve.
Me pas, sipas udhezimeve, KZAZ do te shperndajne gjithe materialin e nevojshem ne te gjithe komisionet e qendrave te votimit, si dhe ne grupet e numerimit te votave.
Nderkohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ne mbledhjen e pasdites vezhgues te SHBA-ve dhe te OSBE-ODIHR. Do te jene 34 vezhgues te Shteteve te Bashkuara, shoqeruar nga 23 perkthyes. Sakaq, pritet nje takim qe do te zhvillohet sot mes kreut te KQZ-se, Arben Ristani, dhe ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers.
Keto jane pergatitjet e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per daten e zgjedhjeve, por probleme shqetesuese vijojne te mbeten ende konstituimet e Komisioneve te Qendrave te Votimit.
Burimet zyrtare te KQZ konfirmuan se vetem 40% e propozimeve te subjekteve politike kane mberritur prane komisionit, ndersa afati eshte tejkaluar prej shume ditesh.
Shqetesimi eshte ngritur here pas here nga kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ristani, cili ne komunikimet e tij me mediat ka bere thirrje qe subjektet te respektojne afatet, pasi ne kete menyre cenohen standardet zgjedhore per shkak te deshtimit te trajnimeve.
Po shkon drejt fundit nje prej ngerçeve te pergatitjeve zgjedhore. Nga 4751 qendra votimi, vetem 4 vijojne ende te shfaqin probleme, por qe KQZ pritet t’u jape shume shpejt zgjidhje, nderkohe qe nga 506 qendra qe u propozuan te ngrihen ne objekte private, KQZ ka miratuar 481, pasi te tjerat jane konsideruar si te papershtatshme per shkak te pronesise se godinave dhe vendndodhjes se tyre.
Percaktimi i ketyre 506 qendrave te votimit ka shkaktuar mjaft debate. Sipas Partise Socialiste, ne baze te verifikimeve qe ajo ka mundur te beje ne terren, jane 55 objekte ku eshte propozuar ngritja e ketyre komisioneve, pronare te te cilave jane militante apo mbeshtetes te Partise Demokratike.
Per kete shqetesim qe eshte shprehur edhe ne KQZ, PS-ja ka vene ne dijeni edhe organizmat nderkombetare, si kreun e misionit te ODIHR-it, Glover.
Nje tjeter problem shqetesues eshte nderrimi i adresave te qendrave te votimit. Per kete, KQZ fajesoi kreret e njesive vendore, te cilet kane bere ndryshimin e tyre pa u konsultuar me kete institucion. Per kete çeshtje, nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaroi se procesi eshte mjaft i cenuar.
“KQZ-ja, me nje informacion qe mund ta vleresoje skandaloz nga njesite e qeverisjes vendore, eshte detyruar te beje nje vendimmarrje, e cila per nga natyra e te funksionarit nuk ka pasur elementet minimale te sigurise. Uroj qe politika vete ta menaxhoje kete situate, sepse ne fund te fundit jane perfaqesuesit politike ata qe jane kryetare bashkish e komunash”, u shpreh Subashi disa dite me pare.
Top Channel