Tahiri: PS eshte e gatshme te marre pergjegjesite

24/06/2009 21:50

Kandidati socialist per zgjedhjet parlamentare, Sajmir Tahiri eshte shprehur se PS hyn ne keto zgjedhje me nje eksperience 4 vjecare te fituar ne opozite.

“Une kam kontribuar ne PS jo vetem me ata kolege qe sot jane ne liste por edhe me ata qe edhe pse nuk jane ne liste mbajne mbi shpatulla pergjegjesine e 4 viteve opozite nga ku ndertuam ate program konkret te PS-se qe synojme ta realizojme te gjithe bashke pas 28 qershorit”, shprehet Tahiri. Ne vijim te fjales ai theksoi se PS eshte e gatshme te marre pergjegjesi legjistlative apo ekzekutive qe te gjitha angazhimet t’i beje realitet pas 28 qershorit.

“Une jam ketu bashke me te gjithe koleget e mi ne PS per t’i dhene shprese dhe besim kesaj aspirate te popullit shqiptar per te hyre ne Europe me Shqiperine europiane”, shtoi ai. Tahiri reagoi edhe ndaj kritikave te rivales republikane, Gerta Gumeni ne lidhje me moskandidimin e Rames ne listen e 28 qershorit.

“Publiku duhet ta kuptoje qe historia e politikaneve qe fshihen pas mandatit te deputetit, duhet te fshihet njehere e mire. Kreu i PS-se ka nje mandat qe vazhdon si kryetar bashkie qe i eshte besuar per te treten here. Ky mandat nuk mund te nderpritet ne menyre arbitrate prej tij pa lejuar qe qytetaret e Tiranes te bejne kete kapercim dhe t’i japin besimin qe te njejten pune ta shtrije ne te gjithe Shqiperine. Arsyeja e kesaj situate qe sot shitet si mungese kurajoje eshte vetem nje marredhenie besimi qe ne ne PS e kemi ndertuar ne baze angazhimesh konkrete”, vijon Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA