Shalsi: Pushteti qendror ka penguar bashkine

24/06/2009 21:15

Kandidati i PS per qarkun e Tiranes, Eduard Shalsi ka rrefyer ne emisionin “Top Story” ne Top Channel arsyet perse po kandidon per partine me te madhe te opozites ne kryeqytet.

“Qe prej 5 vjetesh kam pasur privilegjin te jem perkrah Edi Rames dhe stafit te bashkise se Tiranes qe ai ka drejtuar ne menyren me te mire te mundshme. Di mire se cfare eshte bere ne Tirane dhe se per cfare Tirana ka nevoje dhe menyra me e mire per ta rregulluar eshte te qenit ne Parlament”, ka deklaruar Shalsi.

Duke shprehur ne cilesine e nenkryetarit te bashkise problemet qe ky institucion ka pasur ne punen e tij, Shalsi e ka vene theksin tek konflikti me pushtetin qendror.

“Tirana ka nevoje per nderhyrje ne infrastrukture dhe nese ka dicka per te cilen bashkia vuan sot eshte arbitrariteti i qeverise”, ka nenvizuar Shalsi.

Sipas tij, Tirana ka nevoje per plane konkrete dhe jo per premtime boshe te bera nga kandidate dhe deputete te shumte.

“Ne muajt e fundit bisedat me qytetaret jane fokusuar tek premtimet e deputeteve dhe kandidateve dhe eshte paradoksale pasi ata nuk kane pasur asnje lidhje me keto premtime. Kam degjuar shume deputete te premtojne cfaredolloj gjerash dhe qe nuk kane bere asgje”, ka theksuar Shalsi.

Nenkryetari i bashkise ka paraqitur edhe synimet qe Partia Socialiste ka ndermend te realizoje me ardhjen ne pushtet.

“Ne synojme qe ne Parlamentin e ardhshem te miratojme ligje qe te zhvillojne qytetet e gjithe Shqiperise, mes te cilave edhe Tiranen”, ka shtuar Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA