
Ka perfunduar ne Vlore samiti informal i Presidenteve te Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi dhe Maqedonise.
Samiti u organizua me nismen e presidentit Bamir Topi dhe beri te mundur qe per here te pare pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Presidenti Sejdiu te takonte homologet e tij te vendeve fqinje.
Si Mali i Zi edhe Maqedonia e kane njohur pavaresine e Kosoves, por nuk kane vendosur ende marredhenie diplomatike.
Gjate konferences se perbashket per shtyp, interesimi i gazetareve ishte aq i madh ne lidhje me marredheniet e Prishtines me Shkupin dhe Podgoricen, saqe pyetjet ishin vetem per Presidentet Sejdiu, Ivanov dhe Vujanoviç.
Presidenti malazez Vujanoviç shprehu shqetesimin e vendit te tij per ceshtjen e te shperngulurve ne Kosove dhe nje njohje te minoritetit malazez.
Presidenti Sejdiu tha se mosnjohja e nje komuniteti malazez ishte per faj te regjimit te shkuar qe malazezet i konsideronte serbe.
Sipas tij qeveria e Kosoves ka vullnetin dhe ka marre masa ne drejtim te rikthimit te te shperngulurve.
Si presidenti malazes edhe presidenti maqedonas, shprehen gatishmerine e tyre qe kur te organizojne takime te ketij formati, te ftojne perkrah presidentit serb Tadic edhe Presidentin Sejdiu, per te cilin ishte hera e pare qe merrte pjese ne nje samit rajonal, qofte ku edhe nje samit informal, i organizuar nga presidenti shqiptar Bamir Topi.
Top Channel