Rama: Ne 28 qershor, vota e ndryshimit

24/06/2009 19:35

Marshimi i kryetarit te PS, Edi Rama kur kane mbetur edhe tre dite nga zgjedhjet e pergjithshme u ndal ne juglindje te vendit, ne Perrenjas, Pogradec dhe Korce.

Jehona e thirrjes voto numrin 33, eshte njekohesisht edhe angazhim per kryetarin socialist per te bere sic thote ai, shume me teper se politika ka bere per 18 vjet me radhe per punesimin, zhdukjen e varferise dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

Ne Pogradec zoti Rama dhe ekipi i deputeteve qe garojne ne qarkun e Korces shprehen bindjen per fitoren ne zgjedhjet e se dieles. “Vota e 28 qershorit do te jete vota e ndryshimit”, ka pohuar Rama.

Ndersa ne qytetin e Korces kryetari i PS nenvizoi ndryshimin qe sipas tij do te depertoje ne cdo familje demokrate apo socialiste.

Ne juglindje te vendit, ku emigracioni ka nje nivel te larte, zoti Rama preku ceshtjen e liberalizimit te vizave. “Ne do fitojme ne menyre qe vitin e ardhshem shqiptaret te levizin te lire ne Erope”, ka deklaruar Rama.

Shefi i socialisteve preku edhe njehere domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

“Drejtoret, shefat, kryetaret e komunave qe jane bere bashke per te mbajtur pushtetin e Berishes duhet ta lene kryeplakun e politikes se vjeter ne punen e tij dhe te shohin punen e tyre. Do te ngrihet padi penale per te gjithe ata qe do te sulmojne mesuesit dhe punetoret. Ne Shqiperine e 28 qershorit nuk do te kete vend ku te fshihen ata militante qe per interesat e Berishes mbajne peng kete vend”, ka shtuar Rama.

Top Channel