Ngjela: Kryeminister jo deputet do jete turp!

24/06/2009 21:40

“Sot ka nje konflikt mes popullit dhe politikes dhe ne kemi hyre ne gare per te zgjidhur kete konflikt”. Me kete koment e ka nisur debatin ne “Top Story” kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i cili ka sulmuar ashper kreun e Bashkise se Tiranes, Edi Rama.

“Kryetari i bashkise ka fondet e veta, asetet e veta, nje ligj per centralizimin dhe nuk ka nxjerre asnjehere idene per shitjen e bonos se thesarit te bashkise. Kryetar bashkie nuk do te thote se ke mbjellur rruget dhe ke mbjellur peme. Cilat kane qene asetet qe i ke merre dhe ke dhene ketij qyteti. Ka pasur konflikt me pushtetin qendror por ka pasur edhe 6 vjet qetesi”, shprehet Ngjela.

Ne vijim, ai ka kritikuar edhe vendimin e kryesocialistit per te mos kandiduar personalisht ne zgjedhje. “Nuk ka kushtetute perendimore qe te pranoje kryeminister pa qene deputet. Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje kryeminister te jete pa te drejte vote ne parlament. Kryeminister pa deputet nuk ka sepse do jete nje turp. Shqiperia eshte vendi ku eshte neperkembur parlamenti qe kur Noli mori rrugen per ne Harvard dhe qe atehere Shqiperia vuan nga parlamentarizmi. Deputet do te thote perfaqesues i popullit dhe duhet ta perfaqesosh popullin deri ne formen e fundit”, tha Ngjela.

Ish deputeti demokrat vuri ne dukje gjithashtu edhe disa pikat me te dobeta qe ka kryeqyteti sot. “Tirana eshte kthyer ne Kandahar dhe nuk me duhet i kujt eshte faji qe eshte ne kete gjendje. Tirana eshte nje shishe qe fillon me rruge te gjera qe ngushtohen, nuk eshte policentriste, vuan nga nje papunesi prej 40 %, nuk kemi pare asnje plan per punesim nga bashkia, asnje skeme ekonomike dhe te gjitha keto bashke kane krijuar nje amulli qe i ngjan Stambollit te viteve ‘50. Tirana do nje mase drastike si ajo e Hausmanit ne Paris. Tirana do nje plan drastik qe duhet ta beje nje studio e madhe inxhinierike”, nenvizoi avokati.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA