Maqellare, digjet zdrukthtaria
24/06/2009 13:40
Nje nga repartet e perpunimit te drurit me te medhate ne zonen e Dibres eshte djegur paraditen e se merkures rreth ores 9:00 duke bere qe 40 punetoret e saj te ngelen te papune.(UPDATE)
Zjarri ka shperthyer ne fillim ne repartin e montimit dhe per shkak te materialeve te drurit flaket ishin shume te shpejta duke bere te pamundur shuarjen e tyre.
Te paret qe kane nderhyre ne vendngjarje kane qene repartet e zjarrfikesve te Dibres se madhe ne Maqedoni qe ndodhen vetem 5 kilometra larg fshatit Majtare te komunes Maqellare.
Policia po heton ngjarjen dhe shkaqet e zjarrit qe perfshiu ne menyre te befte te gjithe repartin.
Top Channel