Lesi: Ne Kuvend, njerez me integritet

24/06/2009 20:20

Nga zona e Durresit kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi i kerkoi voten elektoratit te kesaj zone dhe te gjithe Shqiperise.

Lesi u tha zgjedhesve se Parlamenti ka nevoje per njerez demokristiane te forces se tij politike. “Ju te nderuar votues te dielen keni nje shans ne dore, te mendoni mire para se te hidhni fleten ne kutine e votimit, mendohuni mire”, eshte shprehur Lesi.

Nderkaq, nje tjeter anetar i kesaj partie, Mhill Gecaj ka zhvilluar nje tjeter takim elektoral ne Kamez.

Nderkohe, takimi radhes elektoral per Partine per Drejtesi dhe Integrim ka qene zona e Xhafzotajt, qarku Durres.

Kreu i kesaj partie, Tahir Muhedini u kerkoi zgjedhesve te votojne PDI si pjese e koalicionit “Aleanca per ndryshim” e kryeministrit Berisha.

“Vota te shkoje per koalicionin e udhehequr nga doktor Berisha. Ceshtjen came do ta cojme per zgjidhje ne Parlamentin Evropian”, ka pohuar Muhedini.

Qyteti i Korces ka qene ndalesa e radhes per kryealeancistin Neritan Ceka, per te bere prezantimin e kandidateve qe kryesojne listen per kete qark.

Gjate prezantimit te kandidateve Alket Mihallari dhe Katerina Kallanxhi, Ceka i vleresoi ata si perfaqesuesit e vlerave me te mira te Aleances Demokratike.

“Jemi ne parkun me te bukur te Shqiperise dhe paraqesim kandidatin tone para flamujve te 27 vendeve te BE, ku ne synojem te hyjme”, eshte shprehur Ceka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA