Gumeni: Do zgjidhim problematiken e Tiranes

24/06/2009 21:55

Kandidatja e PR ne qarkun e Tiranes, Gerta Gumeni ka dhene arsyet e kandidimit te saj ne kryeqytet.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Gumeni eshte shprehur se njeh mire problematiken e kryeqytetit dhe permes pjesemarrjes ne Parlament synon ta zgjidhe ate.

“Perfshirjen ne politike e bera kur vleresova se ishte momenti i duhur. Perfshirja ime eshte zgjidhja me e mire per te rritur cilesine e Parlamentit dhe per te bere ato ndryshime qe duhen per Tiranen dhe Shqiperine. Zgjedhja e Tiranes ka qene sepse une kam lindur dhe jam rritur ne Tirane dhe i njoh problemet e saj”, ka deklaruar Gumeni.

Me tej ajo ka kritikuar kryetarin e PS Edi Rama, per faktin se po kandidon per kryeminister pa dhene doreheqjen nga posti i kryetarit te bashkise.

“Zoti Rama ka zgjedhur te mos kandidoje ne zgjedhje, ashtu sic bejne te gjithe. Te thuash kandidoj per kryeminister dhe te mos kandidosh per deputet eshte e papranueshme”, ka pohuar Gumeni, e cila ka kritikuar edhe menaxhimin qe Rama dhe stafi i tij i ka bere bashkise se Tiranes.

“Problemet me Tiranen vijne nga keqmenaxhimi i nje bashkie dhe kryetarin Rama dhe nenkryetarin Shalsi i shqeteson vetem ceshtja e zogut te zi dhe pemet”, ka shtuar Gumeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA