Elbasan, Gjinushi: E majta sjell mireqenie

24/06/2009 19:55

Kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi eshte ndalur ne qarkun e Elbasanit ne nje takim permbylles per fushaten e 28 qershorit.

Gjinushi ftoi zgjedhesit te votojne koalicionin e majte, bashkimin qe do te sjelle fitore dhe mireqenie. “Votat e PSD, te PS kontribuojne ne fitoren e perbashket. Cdo vote jashte bashkimit per ndryshim eshte vote per qendrimin e Berishes”, ka deklaruar Gjinushi.

Ndersa kreu i G99, Erion Veliaj gjate takimeve permbyllese te fushates se tij elektorale ne Lushnje dhe Fier, i ka kerkuar banoreve te ketyre zonave te votojne per nnumrin 31.

Veliaj tha se, emigrantet po vijne te votojne sepse duan ndryshimin dhe se ata qe jetojne ne Shqiperi do te prekin nje ndryshim dhjete here me te madh ne 28 qershor.

“Shqiptaret ketu dhe jashte duan qe Shqiperia te ndryshoje dhe ne i falenderojme te gjithe ata qe na ndihmojne. 10 here me shume ne qe jetojme ketu duam qe Shqiperia te ndryshoje. Te votosh G99 ka dy oferta, fundin e tranzicionit dhe fitoren e te rinjve”, ka pohuar Veliaj.

Nderkohe, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo se bashku me Asim Peten, kryesuesin e listes se kandidateve per deputete te PDS-se per qarkun e Gjirokastres, zhvilluan takime elektorale me anetare dhe simpatizante te Demokracise Sociale ne Kelcyre te Permetit.

“Votoni numrin 30 se keni votuar garanci per qeverisjen moderne dhe evropiane te Shqiperise. Votoni per PDS”, ka ftuar Milo elektoratin.

Ne vijim te takimeve per zgjedhjet e 28 qershorit, kandidati per deputet i PBDNJ per qarkun Korce, Thanas Poci zhvilloi nje takim me komunitetin Vllah te Korces. Poci pershendeti ne gjuhen arumune, ai theksoi rendesine e te qendruarit te bashkuar dhe e berjes se zgjedhjes se duhur. “Te gjithe te bejme ndryshim, ndryshimi eshte PBDNJ”, ka deklaruar Poci.

Top Channel