Durres, porti i jahteve, fiton oferta 9.6 mln euro

24/06/2009 08:35

Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ka zhvilluar me 18 qershor tenderin per “Dhenien me Koncesion te Portit te Jahteve ne Gjirin e Lalezit”, Kepi i Rodonit, Durres.

Burime zyrtare prane ministrise bejne me dije se, per kete projekt koncesionar, u paraqit vetem nje ofertues ne formen e nje bashkimi te tri shoqerive.

Projekti eshte iniciuar nga shoqeria “Ener-Alb Projects”, duke perfituar, sipas ligjit te koncesioneve dhe bonusin prej 8.2 per qind te pikeve. “Oferta e dorezuar do te vleresohet bazuar ne kriteret e perzgjedhura te percaktuara ne dokumentacionin standard te kesaj procedure, te njohur nga subjekti konkurrues, sqaron Ministria e Transporteve. Porti i jahteve ne gjirin e Lalezit behet i dyti ne rang vendi, pasi atij te Orikumit ne Vlore.

Komisioni i Vleresimit te Ofertave do te perfundoje vleresimin e ofertes se paraqitur brenda afateve dhe autoriteti do te ndjeke procedurat e parashikuara konform ligjit ne fuqi.

Per kete projekt, te tri shoqerite se bashku kane ofruar nje vlere investimi prej 9,6 milione euro ose 1,257,696,000 leke. Zona ku do te ndertohet porti vleresohet shume per nxitjen e turizmit, nisur dhe nga fakti se sapo ka perfunduar dhe rruga qe te çon ne plazhin e gjirit te Lalezit.

Ideja per ndertimin e portit te jahteve ne nje zone ne afersi te Durresit, si dhe zhvillimi i disa fshatrave turistike ka rritur dyfish çmimin e tokes ne plazhin e shtrire ne gjirin e Lalezit. Sipas te dhenave nga agjentet, çmimet e trojeve aty luhaten nga 100-200 euro per meter katror, nga 50 euro per meter katror qe ishte çmimi minimal ne kete zone vetem pak muaj me pare.

Koncesioni per te ndertuar dhe perdorur portin e jahteve do te kete nje afat prej 32 vjetesh. Porti parashikohet te jete gati pas me pak se tre vjetesh, ndersa per ankorimin e anijeve tarifat variojne nga 2 deri ne 250 dollare per meter linear.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta