Berisha, thirrje per pjesemarrje ne zgjedhje

24/06/2009 15:20

Lideri i demokrateve Sali Berisha eshte rikthyer ne Sheshin e Flamurit ne Vlore, tre dite perpara mbylljes se fushates elektorale duke shperndare entuziazmin e tij per fitoren e Partise Demokratike.

“Ne mbare Shqiperine po vershon uragani i fitores sone, i lirise sone, i fitores sone europiane, i fitores se vlonjateve, i Vlores europiane, i Shqiperise europiane”, u shpreh Berisha.

Kreu i demokrateve u beri thirrje qytetareve te bashkohen me Partine Demokratike, pavaresisht bindjeve te tyre politike.

“Ne garantojme cdo socialist te Vlores, cdo qytetar te Vlores se do te mbajme premtimet tona. Me 28 qershor shqiptaret do te votojne me te bashkuar se kurre qe ne shtyllen e flamurit kombetar te ngrihet flamuri i Europes bashke me ate te NATO-s”, u shpreh Berisha.

Zoti Berisha beri thirrje ne Vlore per pjesemarrje masive ne zgjedhje.

“Me 28 qershor te marrim pjese ne votime, te cojme ne kutite e votimit, frymen e fitores. Te gjithe te votojme 10”, kerkoi Berisha.

Berisha premtimet e fundit ne Kavaje

“Qytetare te fitores, ju sjell pershendetjet me vellazerore nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, Dibra, Tirana, Kruja, Tropoja, Kukesi, Puka, Shkodra mbare Shqiperia. Ju uroj gezuar fitoren”.

Kete pershendetje kreu i demokrateve e beri ne Kavaje, menjehere pas Vlores, ndryshe nga cdo fushate tjeter, kur zoti Berisha e viziton zonen e tij elektorale diten e fundit te fushates, perpara Tiranes. ne Kavaje ai permendi premtimet kryesore, duke perfshire liberalizimin e vizave.

“Ne 4 vite do krijojme 160 mije vende pune, rroga e pensione me shume se 6 vende anetarare te BE. Do ecim ne rruge me moderne, uje 24 ore, fermeret i garantoj per barazine e pensioneve me qytetin, per financimin e cdo projekti per rritjen e prodhimit bujqesor”, u shpreh Berisha.

Nga Kavaja, zoti Berisha ftoi qytetaret ne Tirane per mbylljen e fushates elektorale.

Top Channel