Amerikanet bejne historine

24/06/2009 23:35

Kombetarja amerikane eshte finalistja e pare e kupes se konfederatave pasi ka mundur 2-0 kampionen e Europes, Spanjen, duke mos i dhene mundesine iberikeve te thyenin rekordin e 35 ndeshjeve pa humbje dhe te permiresonin rekordin e 15 fitoreve rradhazi.

Skuadra e Del Boskes e cila etiketohej si e pathyeshme, eshte shokuar ne minuten e 26-te.

Altidor qe deri ne ate minute qendroi ne hije arriti te perfitoje nga nje gabim i mbrojtjes spanjolle duke kaluar amerikanet ne avantazh.

Perpjekjet e Torres dhe Vijas per te barazuar ne pjesen e pare nuk dhane asnje rezultat.

Me rifillimin e lojes kampionet e Europes hidhen te gjithe ne sulm ne kerkim te golit te barazimit, por te gjitha rastet e tyre jane ndalur nga portieri Tim Hauard qe ishte i pakalueshem.

Atehere kur pritej qe Spanja te barazonte, amerikanet serish ne nje kundersulm te shpejte gjejne te papergatitur mbrojtjen kundershtare.

Kete here eshte Sergio Ramos qe i dha mundesine Dempsi te dyfishoje rezultatin, qe ishte dhe goli i nokautit per spanjollet.

Pas fitores me Egjiptin, perfaqesuesja amerikane perjeton mrekulline e dyte brenda pak ditesh, duke u kualifikuar per here te pare ne finalen e Kupes se Konfederatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA