“Berisha”, mbledhja e fundit

24/06/2009 12:30

Me zerin ne limitet e fundit te ngjirjes, Sali Berisha ka thirrur pak para mesnates mbledhjen e fundit te qeverise perpara dates se zgjedhjeve.

Orarin e vone zoti Berisha e justifikoi me shmagien e mbledhjes se qeverise te shtunen, ne diten e heshtjes zgjedhore.

“Nuk doja t’i jepja shkak gojeve te liga per komente te tilla, qe po perdor heshtjen zgjedhore”, u shpreh Berisha.

Por ne fakt mbledhja e fundit e qeverise perpara zgjedhjeve vendosi per nje ceshtje me impakt tek votuesit, legalizimin e 6 mije objekteve te tjera informale.

“Kerkoj nga qytetaret mirekuptimin se ky do te jete nje proces i shpejte dhe i pandalshem’, tha Berisha.

Zori Berisha lajmeroi nje tjeter mbledhje qeverie te merkuren e ardhshme, menjehere pas zgjedhjeve, ku do te merret vendimi per futjen ne tregun e legalizimeve te letrave me vlere, te cilit do t’i nenshtrohen edhe ata qe e kane paguar tashme vleren ne leke te legalizimit per objektin e tyre.

Zoti Berisha e lajmeroi mbledhjen e se merkures duke nenkuptuar se ai mund te rikonfirmohet si kryeminister.

Por sipas Kushtetutes, pavaresisht rezultatit te zgjedhjeve, qeveria qendron ne detyre deri ne fillim te shtatorit, kur ne mbledhjen e pare te tij, parlamenti votebeson kryeministrin e ri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta