Uruguaji, 2 viktima nga perleshjet mes tifozeve
23/06/2009 15:10
Tjeter jave e dhunshme ka perfshire futbollin ne Uruguaji ku jane shenuar 2 te vdekur dhe 4 te plagosur.
Ngjarjet e dhunshme ndodhen ne ndeshjen Huracan-Arsenal te fituar 3-0 nga vendasit. Tifozet nuk jane ndare ne paqe ashtu si lojtaret ne fushe, duke u konfrontuar dhunshem. Perleshjet filluan ne stadiumin “Parque Patricios” ne fund te pjeses se pare dhe kane vazhduar edhe jashte stadiumit pasi ndeshja kishte perfunduar.
Nje 32 vjecar eshte plagosur rende dhe me pas nderroi jete pasi u godit me pistolete, ndersa nje tjeter person nderroi jete pas disa operacioneve ne gjoks ku kishte marre plage te renda nga armet e zjarrit.
Top Channel