
Zona qe njihet si Gjiri i Kepit te Rodonit, dikur nje nga perlat bregdetit shqiptar, sot eshte shnderruar ne gjendje te mjerueshme Ne nje vije bregdetare prej 20 km eshte e perfshire nga mbeturina dhe inerte te shumta.
Vizitoret e vetem jane peshkataret te cilet duhet te futen sa me thelle ne det per te shmangur ndotjen ekstreme qe ka pesuar i gjithe bregdeti. Gjate 12 muajve te vitit, miqte e vetem dhe te pandare te detit mbeten peshkataret, te cilet peshkimin e kane te vetmin burim fitimi per te mbijetuar ne kete zone bregdetare por shume te varfer.
Peshkataret jane deshmitaret e vetem te shnderrimit te kesaj zone, dikur aq te preferuar nga pushuesit, ne nje mocalishte qe nuk ka asgje te perbashket me oazin e dikurshem. Masakra mjedisore filloi pikerisht ne momentin kur nisi te derdhej lumi Ishem, te cilit i mjaftoi pak kohe per ta kthyer kete zone nga nje pike turistike, ne nje aneks plerash e mbeturinash te cdollojshme.
“Ketu nuk rrihet asgje pasi nga era e keqe uji nuk durohet fare”, shprehet nje peshkatar. E gjithe zona kundermon nje ere te rende, me te cilen peshkataret tashme jane mesuar. Ata te tregojne se gjendja e mjedisit sa vjen e po rendohet dhe uji e rera, qe dikur perdoreshin per qellime curative, po kthehen ne elemente per perhapjen e infeksioneve dhe epidemive.
“Nuk kemi gjetur vetem peshq te ngordhur por para dy vjetesh dhe nje kufome. Une vete bashke me babain dhe xhaxhain e kam gjetur”, thote nje peshkatar tjeter. Fytyra e gjirit shperfytyrohet edhe me shume, mbeturinat shtohen, ndersa era e rende behet gati e padurueshme. “Ne ceketire nuk behet fjale te kete gje te gjalle, peshkataret duhet te sfidojne thellesite per te siguruar mbijetesen. Ne Kepin e Rodonit situata paraqitet e njejte. Gjate gjithe vijes bregdetare ka inerte te shumta dhe mbeturina qe kane tejmbushur te gjithe zonen.
Ajo qe eshte e sigurte eshte se ndoshta kjo ndotje po shkakton deme ekologjike te pariparueshme per te gjithe kete bregdet, qe nga Patoku e deri ne Kepin e Rodonit. Ne keto dite te nxehta vere ku temperatura ka kaluar 30 grade, nje grup femijesh jane te vetmit qe sfidojne ndotjen. “Ketu nuk mund te lahesh. Para 10 vitesh nuk ka qene keshtu pasi deti ka pasur rere”, shprehet nje prej tyre.
“Dikur”, kjo eshte fjala e vetme me te cilen peshkataret dhe banoret e fshatrave perreth kujtojne shkelqimin e Gjirit te Kepit te Rodonit qe tashme dergjet si tregues i papergjegjshmerise qe po shkakton nje dem te paimagjinueshem ekologjik ne kete zone. Nje dem qe mund te kete hyre ne nje rruge te pakthyeshme, e nese jo edhe nje dite me teper pa nderhyre mund te jete shume.
Top Channel