
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani ka shpjeguar ne “Top Story” disa detaje qe lidhen me menyren se si do te zhvillohet procesi zgjedhor ne 28 qershor.
Ai deklaroi se votat e partive qe nuk marrin me shume se 3 perqind dhe koalicioneve qe nuk marrin me shume se 5 perqind, nuk merren ne llogari.
“Per partite qe nuk marrin me shume se 3 perqind dhe koalicionet qe nuk marrin me shume se 5 perqind, votat e tyre nuk merren ne llogari”, eshte shprehur Ristani.
Ai theksoi se gjate procesit pervec masave te tjera te sigurise do te perdoret edhe boje e dukshme e cila eshte e cilesise se larte dhe nuk fshihet lehtesisht.
“Do kete perdorim te bojes, e cila do te jete e dukshme dhe nuk hiqet nga dora. Boja eshte cilesore dhe estetike”, tha Ristani.
Duke folur per menyren se si do te behet nxjerrja e rezultatit te zgjedhjeve, kreu i KQZ-se theksoi se dalja e tyre do te behet ne kohe reale.
“Pothuajse ne menyre direkte do te marrim informacion per cdo kuti menjehere pas numrimit te votave. Me ane te nje programi do te behet azhornimi i rezultatit pas cdo dalje te rezultatit. Informacioni paraprak do te jete gjate gjithe kohes se numrimit”, shpjegoi Ristani.
“Nga momenti qe vijne votat, komisioni ka 48 ore kohe te nxjerre rezultatet. Pas shpalljes se tyre subjektet kane te drejten e ankimimit dhe pasi mbarojne te gjitha procedurat rezultati perfundimtar zyrtar duhet te jepet brenda 20 diteve”, tha ai.
“Nese ka parregullsi ne nje zone te caktuar te qarkut, atehere do te kete perseritje te tyre per te gjithe qarkun”, shtoi kreu i KQZ-se.
Top Channel