Rama: 7 pikat per Tiranen

23/06/2009 15:30

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama po vijon turin dere me dere ne kryeqytet.

Ne kete rrugetim qe po prek cdo zone te Tiranes ai bisedoi me qytetare te ndryshem te njesive 11, 7 dhe 5 dhe iu dorezoi planin e tij per ndryshimin e kryeqytetit.

Zoti Rama tha sa qytetaret duhet te votojne projektin e PS-se per te transformuar Tiranen. Shume probleme tha ai qe duken sikur mund te zgjidhen nga pushteti lokal ne fakt kane lidhje te drejtperdrejt me qeverisjen qendrore ndaj dhe i ftoi qytetaret e me 28 qershor te votojne per veten dhe qytetin e tyre.

Shefi i socialisteve gjate takimeve spontane dere me dere, u angazhua per transformimin rrenjesisht te parkut te liqenit, sistemimin dhe gjelberimin e te gjitha blloqeve te banimit, ngritjen e integruar te sherbimit te transportit ne te gjitha njesite duke perfshire dhe periferine, si dhe sigurimin me uje te pijshem per cdo shtepi ne Selite dhe ne te gjithe qarkun e Tiranes.

Ndersa ne njesine nr 7 tek zona qe quhet fusha e aviacionit, kryetari socialit u angazhua per per te perfunduar parkun e madh, nje projekt tashme gati, si dhe ndricimin e te gjitha rrugeve te njesise.

Zoti Rama preferoi te ndalet per te gjitha keto edhe ne nje nga zyrat elektorale te PD-se, duke u uruar simbolikisht suksese ne fushate e me pas.


Kamza ngryset “roze”

Kryetari socialist Edi Rama eshte ndalur me pas ne kete tur te ngjeshur zgjedhor ne qytetin e Kamzes, ne nje nga zonat me probleme te medha te ndertimeve informale.

Ai sulmoi drejtpersedrejti kundershtarin e tij politik kur tha se kryeministri Berisha nuk e mbajti premtimin per legalizimet.

Zoti Rama u angazhua se nen qeverisjen e socialisteve edhe banoret e Kamzes do ta ndjehen si kryeqytetas.

“Berisha erdhi ketu duke ju premtuar se brenda vitit te pare qeverises do te bente legalizimet. Kane kaluar kater vjet dhe asnjeri prej jush nuk ka marre tapite e shtepive. Berisha ne Kamez dhe Bathore duhet te vije per te thene se perse nuk e mbajti premtimin e legalizimeve”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve u beri thirrje gjithe qytetareve te bashkohen nen nje flamur nen ate kuq e zi. Apeli i tij eshte motoja e fushates bashkohuni per te ndryshar Shqiperine.

Top Channel