Qeveria iraniane akuzon Ban Ki Moon
23/06/2009 16:50
Qeveria iraniane ka akuzuar sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, per nderhyrje ne ceshtjet e brendshme te Republikes Islamike.
Reagimi i Teheranit vjen nje dite pasi numri 1 i Kombeve te Bashkuara u kerkoi autoriteteve iraniane qe t’i japin fund arrestimeve, kercenimeve dhe perdorimit te forces.
“Zoti Ban Ki Moon, i influencuar nga fuqite e medha, po injoron realitetin e zgjedhjeve iraniane. Kritikat e tij bien ndesh me detyrat e tij dhe jane nje nderhyrje e paster ne ceshtjet e brendshme te shtetit iranian”, ka deklaruar zedhenesi i Ministrise se Jashtme iraniane, Hassan Qashqavi.
Top Channel