ODIHR apelon per zgjedhje te qeta

23/06/2009 22:20

Ambasadorja e ODIHR-it ne Shqiperi, Audry Glover ka bere thirrje qe zgjedhjet te zhvillohen te qeta, ne menyre qe qytetaret te votojne te lire dhe vota e tyre te shkoje atje ku duhet.

Duke folur ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel, per situaten gjate fushates per zgjedhjet e 28 qershorit, ajo eshte shprehur se duhet te behet kujdes te mos ekzagjerohet me rastet ku ka shfaqje te dhunes.

“Duhet te jemi te kujdeshem te mos e ekzagjerojme situaten per keto raste dhune. Kemi vetem tre raste, te cilat jane raste te izoluara dhe nuk e dime nese keto kane lidhje me zgjedhjet apo jo. Ne duam qe dita e zgjedhjeve te jete e qete ku qytetaret te votojne te lire dhe vota e tyre te shkoje aty ku duhet”, eshte shprehur Glover.

“Shpresoj qe te gjitha partite politike dhe autoritetet ne Shqiperi te sigurojne qe te mos kete dhune diten e zgjedhjeve. Duhet qe qytetaret te besojne ne procesin zgjedhor dhe te gjithe personat qe kane aplikuar per karta te shkojne t’i terheqin ato”, shtoi Glover.

Ambasadorja e ODIHR-it theksoi se misioni do te kete 350 persona qe do te vezhgojne zgjedhjet, te cilet do te raportojne per cdo parregullsi qe do te behet diten e diel.

“Kemi 26 vezhgues afatgjate qe kane ardhur ne mes te muajit maj. Po ashtu do te cojme vezhgues afatshkurter ne te gjitha zonat e Shqiperise. Do te jene gjithsej 350 persona qe do te vezhgojne zgjedhjet. Ata do te kene disa formulare qe do t’i plotesojne per menyren se si do te shkojne zgjedhjet ne vend”, theksoi Glover.

“Ne do te monitorojme zgjedhjet, por s’mund te nderhyjme ne organizmin e tyre. Nese do te kete incidente sigurie apo penale ne do te cojme te dhenat tek autoritetet perkatese”, shtoi ajo.

Duke folur per punen e KQZ-se gjate kesaj periudhe, Glover tha se “KQZ po bene nje pune te mire persa i perket administrimit te zgjedhjeve, por une mendoj se ka nje shkeputje mes KQZ-se dhe rajoneve te tjera te vendit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta