
Entuziazmi per te marre pjese ne zgjedhjet e 28 qershorit ka rritur fluksin e emigranteve shqiptare qe kthehen nga Greqia.
Vetem ne nje jave ne piken kufitare te Kakavijes jane kthyer rreth 21.300 emigrante shqiptare, por kjo shifer pritet te rritet me ritme te shpejta ne ditet ne vijim.
Autoritetet kufitare thone se piku do te jete diten e enjte, te premte dhe te shtune. Ne Greqi numerohen 800 mije emigrante shqiptare qe jetojne dhe punojne atje dhe qe ne Shqiperi vijne per te pushuar, por kete radhe duket se vota qe percakton dhe c’ drejtim do te marre vendi i ka detyruar ata te vijne dhe te zgjedhin vete per te ardhmen e tyre.
Mesatarsisht ne nje dite kalojne kufirin grek drejt Shqiperise rreth 3.000 emigrante te cilet si qellim kryesor kane te votojne.
“Jemi qytetare dhe kemi detyrat tona ndaj ketij kombi. Vota eshte nje detyre”, thote nje emigrant. “Vijme per te votuar, votojme me te mirin”, shprehet nje tjeter.
Deshira dhe shpresa per ndryshim duket se i ka kthyer emigrantet, kete radhe te bindur per te vendosur vete per fatet e vendit dhe per te siguruar te ardhmen e femijeve ne vendin e tyre.
“Eshte vendi yne, ketu jemi rritur. Femijet te mos ikin por te ktehemi ketu”, deklaron nje grua emigrante.
Pervec entuziazmit per te votuar, emigrante te cdo moshe sjellin me vete edhe dyshimin mbi ate cfare kane degjuar, se me listat e emigranteve mund te kete manipulime, cka do te thote se ne emrin e tyre mund te votoje dikush tjeter. Ne keto zgjedhje ata kane vendosur te mos e tolerojne kete.
“Kemi degjuar te thuhet se dikush do te votoje me emrin e dikujt tjeter. Ne kemi ardhur per te votuar me emrin tone”, thekson nje emigrante.
Por pervec numrit te madh te emigranteve qe mberrijne nga pika e kufitare e Kakavijes, nje numer i konsiderueshem ka hyre deri me tani edhe ne pika te tjera kufitare qe na lidhin me shtetin fqinj.
Shteti grek u ka krijuar lehtesira emigranteve shqiptare qe te vijne dhe te votojne ne Atdhe.
Top Channel