Meta: I hapur per bashkepunim me Ramen

23/06/2009 18:35

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se ai eshte i hapur per t’u takuar me kryetarin e PS Edi Rama, me qellim arritjen e nje marreveshjeje para zgjedhjeve te 28 qershorit.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Meta ka theksuar se partia e tij nuk ka asnje armiqesi dhe ka nenvizuar se ishte pikerisht kreu i PS ai qe prishi marreveshjen me te pas zgjedhjeve lokale te 2007-es.

“Ne nuk kemi armiqesi me partite, perkundrazi i kemi ftuar edhe ne nje takim, perfshire kryetarin e PS. Mes zgjedhjeve te 2005-es dhe 2009-es jane zgjedhjet e vitit 2007 kur LSI ndihmoi Ramen per t’u zgjedhur kryetar bashkie. Kjo u be permes nje marreveshjeje qe kishte ne thelb edhe reformen zgjedhore, por ajo qe ndodhi ishte se pasi u rizgjodh, kryetari i bashkise se Tiranes nuk e shihte me te nevojshme te vazhdonte bashkepunimin me LSI, por zgjodhi te bashkepunoje me Berishen”, ka pohuar Meta.

Ai eshte shprehur se takimin e disa diteve me pare e kerkoi pikerisht per t’i ardhur ne ndihme PS-se, pasi sipas tij LSI e ka te sigurt fitoren me 28 qershor.

“Qytetaret do te zgjedhin LSI sepse kryetari Ilir Meta eshte i vetmi qe u eshte drejtuar lidereve te tjere per debat. LSI e ka kaluar shifren e 30 deputeteve ne shkalle kombetare”, ka deklaruar Meta, i cili i ka cilesuar sondazhet e kompanive te ndryshme si anketa te porositura nga Rama dhe Berisha per te hutuar qytetaret para zgjedhjeve.

“Sondazhet e bera jane porositur nga dy persona, te cilet po mundohen te hutojne shqiptaret. Ne kemi sondazhet tona, jemi shume te qete dhe te jeni te sigurt qe une uroj qe te pershpejtohet ardhja e 28 qershorit, qe te hedhim voten te qete dhe te zgjidhim problemet e shqiptareve, qe jane varferia dhe papunesia”, ka theksuar Meta.

Por pavaresisht sigurise, kreu i LSI ka bere te ditur se bashkepunimi i partise se tij me PS eshte i mundur, nese kjo e fundit nuk arrin shumicen absolute ne zgjedhje.

“Ky eshte nje bashkepunim qe do te ndodhe, ne urojme para 28 qershorit dhe projekti i Metes eshte gjitheperfshires, me gjithe zotin Rama”, ka nenvizuar Meta.

Top Channel