Lesi: Lufta ndaj mafias te filloje ne Kuvend

23/06/2009 20:50

Kryetari i Lidhjes Demokristiane te Shqiperise, Nikolle Lesi, gjate nje takimi elektoral ne komunen e Zejmenit ne Lezhe, deklaroi se, shteti duhet ta nise luften fillimisht ndaj mafias, korrupsionit dhe droges ne Parlamentin e Shqiperise, pasi sipas tij aty jane kapot e krimit.

“Duhet me cdo kusht qe prokuroria dhe drejtesia te hetojne sepse kapot e krimit jane ne Parlament. Duhen bere arrestimet ne Parlament, sepse keshtu duhet te funksionoje drejtesia shqiptare”, ka deklaruar Lesi.

Ndalesa e radhes per Aleancen Demokratike ka qene qyteti i Fushe Krujes. Kreu aleancist u premtoi banoreve te kesaj zone se do t’i jape fund procesit te legalizimit dhe liberalizimin e vizave per shqipetaret.

“Mesazhi jone eshte per rinine e kesaj zone, qe deshiron te gjeje vendin e punes ne Shqiperi, por qe do kete edhe shansin qe vitin e ardhshem te levize e lire ne Evrope”, ka pohuar Ceka.

Nderkohe, Partia per Drejtesi dhe Integrim vazhdon turin elektoral ne Sukth te qarkut te Durresit. Kryetari i ketij subjekti, Tahir Muhedini ftoi zgjedhesit te votojne partine qe ai kryeson duke iu premtuar zgjidhjen e ceshtjes came.

“Te bashkohemi dhe te japim voten per partine. Ftoj edhe popullin e Sukthit te votoje per djemte tane”, eshte shprehur Muhedini.

Top Channel