Lady GaGa, performance mahnitese ne Toronto

23/06/2009 18:20

Kengetarja e momentit Lady GaGa ka mahnitur te pranishmit ne ceremonine e MuchMusic Video Awards ne Toronto ku ka dhuruar nje performance shperthyese ne kuptimin e vertete te fjales.

Kengetarja 23 vjecare ka kenduar sukseset e saj, “Love Game” dhe “Poker Face” kur ne nje moment ka zbuluar gjoksin nga i cili kane dale xixa te shndritshme qe kane lene gojehapur te pranishmit. Edhe kete here Lady GaGa arrin te terheqe vemendjen e publikut por edhe te mediave te ndryshme fale edhe look-ut te saj shume te vecante.

Me kete ritem, kengetarja amerikane po ecen ne gjurmet e Madonna-s per t’u transformuar ne ikonen e muzikes pop ne mbare boten.

Top Channel