Fushata, Berisha ne mitingjet permbyllese

23/06/2009 15:50

Ne ditet e fundit te fushates elektorale lideri i demokrateve, Sali Berisha ka nisur mitingjet permbyllese ne qarqet me te medha te vendit.

Ne Fier, i dyti per nga rendesia pas Tiranes, zoti Berisha beri thirrjen per bashkimin shqiptareve me siglen e Partise Demokratike.

“Ju bej thirrje te gjithe socialisteve te bashkohen me ne, sepse endrra evropiane eshte endrra e te gjithe shqiptareve”, u shpreh Berisha.

Pak dite para dites se votimeve zoti Berisha u foli me tone entuziaste per rezultatin e zgjedhjeve perkrahesve te tij ne Fier.

“Ora e fitores po troket. Nuk ka dhe nuk mund te kete te perjashtuar. Fitorja jone eshte fitorja e projektit evropian, e Shqiperise Evropiane”, u shpreh Berisha.

Kreu demokrat e ka lidhur realizimin e projektit europian te vendit me fitoren e Partise Demokratike.

“Votoni 10, sepse eshte endrra juaj evropiane, eshte Europa blu qe mezi na pret. Me 26 qershor ju ftoj te gjitheve te festojme ne sheshin “Skenderbej”, tha Berisha.

Berisha ne Lushnje: Liberalizim vizash

Ne Lushnje, pjese e qarkut te Fierit, zoti Berisha beri serish premtimin per liberalizimin e vizave gjate vitit te ardhshem.

“Ju garantoj juve se se bashku do te levizim brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte te lire pa viza ne mbare Evropen”, premtoi Berisha.

Dita elektorale e Berishes u mbyll ne nje takim me forumin rinor te Kavajes, ku, duke i ftuar te marrin pjese te gjithe ne zgjedhje, u njohu te rinjve demokrate meriten e angazhimit kryesor ne kete fushate elektorale.

Top Channel