I derguari i OKB-se per kontestin greko-maqedonas te emrit, Metju Nimic ka deklaruar se muajin e ardhshem do te vizitoje Athinen dhe Shkupin per te cuar perpara negociatat mes dy paleve.

Komentet e tij, Nimic i beri pas takimit te zhvilluar sot ne Gjeneve, duke shprehur bindjen e tij se zgjidhja mund te arrihet.

“Qendrimet e dy paleve jane perforcuar, por ato mund te ndryshojne dhe te gjendet nje rruge e ndermjetme. Besoj se ka zgjidhje te denja te cilat i permbushin kerkesat e te dyja paleve”, ka pohuar Nimic.

Kryenegociatori do te jete ne Shkup ne datat 6 dhe 7 korrik, nderkohe qe Athinen do ta vizitoje nga data 7 deri ne 9 te te njejtit muaj.

Moszgjidhja e ceshtjes se emrit kushtetues te Maqedonise ka bere qe Greqia te pengoje anetaresimin e saj ne NATO dhe nese procesi i negociatave do te ece ne nje rruge pa krye do te bllokoje edhe hyrjen ne BE.

Top Channel