Kristiano Ronaldo: Largimin e vendosa ne vitin 2008

22/06/2009 08:45

Kristiano Ronaldo kishte vendosur prej kohesh te largohej nga Premiershipi anglez. Megjithate, mesfushori portugez priti transferimin rekord, prej 94 milione eurosh te paguar nga Reali i Madridit, per te zbuluar prapaskenat.

“Ne vitin 2008 vendosa se do te largohesha nga Mançester Junajtid”, deklaroi “Topi i Arte”. “Pasi fitova Ligen e Kampioneve, mendova se nuk kisha me objektiva per te arritur ne ‘Olld Traford’. Per me teper, gjithmone kam enderruar te luaj me Realin e Madridit, klubin me prestigjioz ne bote”.

Per “News of the World”, ai rikujtoi momentet e bukura qe kaloi ne skuadren e Ser Aleks Ferguson. “Kur nuk mbetet me asgje per te fituar, eshte koha per nje sfide te re. Qendrova edhe nje sezon ne Mançester dhe fitimi i titullit te trete radhazi ishte nje ndjesi e bukur”.

Rekordi i ri i transferimeve beri qe Ronaldo te akuzohej se pranoi kalimin te Reali vetem per para. Gjithsesi, 24-vjeçari i hodhi poshte keto spekulime dhe rrefeu: “Endrra ime ishte te luaja me Realin. Nuk erdha ne Madrid prej parave. Objektivi im eshte te jem futbollisti me i mire ne bote. Jam i vetedijshem se me nevojitet shume pune, por dua ta realizoj kete synim. eshte e qarte se nese arrin te behesh lojtari me i mire te Reali i Madridit, atehere do te jesh edhe nje prej me te mireve ne histori”.

Nderkohe, Florentino Perez dhe ndihmesit e tij vazhdojne te kerkojne perforcime ne merkato. Objektivi me i fundit eshte Serxho Aguero, ylli i Atletikos se Madridit, per te cilin jane te gatshem te paguajne shifren qe parashikohet per prishjen e kontrates se 21-vjeçarit: 65 milione euro.

Nje mision mjaft i veshtire, pasi “El Kun” deshiron te luaje me Atletikon. Gazeta “El Mundo Deportivo” zbuloi se Perez kerkoi te afronte edhe mbrojtesin e Barcelones, Xherard Pike, duke paguar klauzolen me vlere 50 milione euro, por 22-vjeçari nuk ka ndermend te largohet nga “Kamp Nou”.

Ndersa nga Italia konfirmohen zerat se madrilenet kane hapur bisedimet me Interin, per mbrojtesin brazilian, Maikon. Zikalterit pretendojne 40 milione euro, ndersa spanjollet kane ofruar 25 milione. Çmimi mund te ulet deri ne 30-32 milione euro, ku ne marreveshje do te perfshihet edhe Uesli Shnajder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA