Iran, garda: Perendimi te mos fuse hundet

22/06/2009 16:40

Anetaret e Gardes Revolucionare iraniane, te njohur ndryshe si Pasdaran, kane deklaruar sot se jane te gatshem te perballen me protestuesit.

Ne nje komunikate te publikuar ne mediat lokale, ata i kane bere thirrje Perendimit qe te mos i mbeshtese “te rebeluarit”.

“Paralajmerojme fuqite arrogante qe te mos nderhyjne ne ceshtjet e brendshme te Iranit dhe te mos mbeshtesin rebelet”, thuhet ne komunikate.

Garda Revolucionare perbehet nda qindra mijera ushtarake qe jane nen komanden e ajatollahut Ali Khamenei.

Ne reagimin e tyre ata kane shtuar se, “protestat e nisura pas zgjedhjeve presidenciale tregojne se po behet nje komplot kunder revolucionit”.

Nga ana tjeter, ish-kandidati i moderuar ne zgjedhje, Mir Hossein Mousavi ka deklaruar se eshte e drejte e popullit te vazhdoje te protestoje kunder rezultatit te zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA