Te falenderosh Allahun per fitoren historike ndaj Italise eshte gje e mire, ama festimet jane tjeter pune.
Pas fitores 1-0 te premten per Kupen e Konfederatave qe po zhvillohet ne Afriken e Jugut, menjehere pasi u kthyen ne hotel, pese futbolliste te ekipit egjiptian pane se ne dhomat e tyre kishte ndodhur nje grabitje.
Kjo ishte ajo qe u tha per shtypin nje dite me pas.
Sipas te perditshmes “City Press”, qe raporton informacionet e policise se hotelit, futbollistet egjiptiane jane grabitur nga disa prostituta, te cilat i kishin marre neper dhoma per te festuar fitoren ndaj Italise.
“Kemi arsye te besojme se futbollistet kane sjelle prostituta ne hotel dhe me pas jane grabitur prej tyre”, thote nje funksionar i policise.
Top Channel