Fortuzi, lamtumire skuadres

22/06/2009 08:45

Pritja perfundoi. Indrit Fortuzi u ka dhene drejtuesve te Skenderbeut pergjigjen perfundimtare. Pasi ndihmoi skuadren korçare te rikthehej ne Kategorine Superiore, ish-sulmuesi i famshem i Tiranes nuk do te vazhdoje me punen ne krye te stolit.

Lajmi eshte bere i ditur nga zyra per shtyp e klubit juglindor, e cila saktesonte se tashme drejtuesit kane filluar punen per emerimin e trajnerit te ri.

“Largohem me pershtypjet me te mira nga Korça dhe nga skuadra e Skenderbeut”, ishin fjalet e Fortuzit pas ketij “divorci”. “Deshiroj te falenderoj te gjithe futbollistet qe punuan se bashku me mua per te arritur me te miren gjate sezonit te kaluar dhe realizuan objektivin per ngjitjen e skuadres mes me te mirave ne vend. Nuk mund te harroj pa permendur as te gjithe sportdashesit, qe na kane mbeshtetur ne suksesin tone”.

Drejtimi i stolit te Skenderbeut ishte detyra e pare e “Zogut” ne karrieren si trajner, ndersa ne fillim te edicionit te kaluar ai ishte ndihmes i Blazh Slishkoviç te Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA