Erton Fejzullahu prane kalimit te Helsinborg IF

22/06/2009 08:45

Talenti kosovar i sulmit, Erton Fejzullahu, eshte fare prane transferimit te Helsinborg IF. Skuadra, e cila do te marre pjese ne turin e pare te Europa League ka arritur marreveshjen me Mjallbin, qe militon ne kategorine e dyte suedeze.

Per te realizuar transferimin, tashme pritet vetem akordi i sulmuesit 21-vjeçar me drejtuesit e HIF. Por, firma ne kontrate nuk eshte e lehte, edhe sepse per Fejzullahun interesohen disa skuadra nga Italia, Franca dhe Holanda.

“Helsinborgu ka qene gjithmone i interesuar per mua dhe e shoh si nje mundesi e mire. Ata me kane kontaktuar dhe kemi biseduar, por kam disa oferta te cilat dua t’i shqyrtoj per te zgjedhur me te miren”, deklaroi lojtari.

Ne ditet ne vazhdim, autori i 22 golave ne 57 ndeshje me Mjallbin, pritet te marre vendimin perfundimtar. Por, kreret e klubit te tij aktual shpresojne qe ai te qendroje deri ne fund te sezonit (ne Suedi po luhet java e 12-te e kampionatit), pasi me rrjetat e Fejzullahut ata shpresojne te ngjiten ne elite.

Top Channel