Kater klubet shqiptare pjesemarrese ne kupat e Europes mbajne frymen. Syte dhe veshet e Tiranes, Flamurtarit, Vllaznise dhe Dinamos jane te gjitha te drejtuara ne zyrat qendrore te UEFA-s, ne Nion.
Kampionia e Superiores, fituesja e Kupes dhe dy skuadrat qe e mbyllen kampionatin ne vendet 2 dhe 3 do te zbulojne sot kundershtaret ne turet eliminatore te Liges se Kampioneve dhe ne formatin e ri te Europa League.
Ne 12:00, nen drejtimin e presidentit te UEFA-s, Mishel Platini, dhe sekretarit te pergjithshem, Devid Tejlor, starton shorti per turin e dyte dhe te trete te Champions, ndersa ne oren 13:00 percaktohen perballjet e dy tureve te para eliminatore ne trofeun qe zevendesoi Kupen UEFA.
Champions
Me formatin e ri te trofeut me prestigjioz ne kontinent, ne turin e pare eliminator luajne vetem kater skuadra: malazezet e Mogren Budva, maltezet e Hibernians, Sant Julia nga Andorra dhe Tre Fiori nga San Marino (vendet me koeficientin me te ulet).
Tirana, skuadra shqiptare qe luan kete vit ne Ligen e Kampioneve do ta filloje aventuren ne turin e dyte eliminator. Bardheblute e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç ndodhen ne vazon e dyte (ate te skuadrave jo favorite) dhe te gjitha shpresat per te vazhduar aventuren varen nga goglat e shortit. Kjo sepse ne vazon e pare jane disa skuadra mjaft te njohura, te cilat mund te nderprisnin endrren europiane te 24 here kampioneve.
Kundershtaret me te veshtire per kryeqytetasit jane pa dyshim Levski i Sofjes, Partizani i Beogradit, Makabi Haifa, Visla, BATE, Salzburg, Kalmari e APOEL Nikosias. Nje emer tjeter i madh eshte Dinamo e Zagrebit, e cila mund ta vendose trajnerin Lonçareviç perballe se kaluares.
Pjesa tjeter e skuadrave jane deri diku me te lehta per t’u kaluar. Ndeshja e pare ne Champions luhet me 2 korrik, ndersa takimi i kthimit vetem nje jave me pas. Nese kalon me sukses turin e dyte, Tirana do te zbrese serish ne fushe ne datat 16 dhe 23 korrik, por ne turin e trete gjithçka behet me e veshtire, pasi aty futen skuadra si greket e Olimpiakos e Panathinaikos, çeket e Slavia Prages dhe Sparta Prages, zviceranet e Zyrih, ukrainasit e Shaktjor Donjeck, portugezet e Sportingut te Lisbones, holandezet e Tuentes, belget e Anderleht, ruset e Dinamos se Moskes, skocezet e Selltik, rumunet e Timisoaras dhe turqit e Sivaspor.
Vetem ne turin e katert eliminator te Liges se Kampioneve, ne fushe zbresin emrat e medhenj te futbollit kontinental, duke filluar nga Arsenal, Lion, Shtutgart, Fiorentina dhe Atletiko e Madridit.
Europa League
Vllaznia dhe Dinamo e fillojne aventuren europiane qe prej turit te pare eliminator. Edhe ato ndodhen ne vazon e dyte, por ekipet qe duhen pasur frike jane me te paket ne numer. Me te rrezikshme jane perballjet me Rosenborgun, Anorthosis, Helsinborgun, Matheruellin apo Rejnders.
Me e ashper behet gara ne turin e dyte eliminator, aty ku futet edhe Flamurtari si fitues i Kupes. Emrat ne vazon e kundershtareve te mundshem jane vertet mbreselenes: duke filluar nga Steaua, Bazel, Gallatasarai, Alborg, Metalurg Donjeck, Gent, NAC Breda, Omonia, Shturm i Gracit apo Rapidi i Vjenes.
Ne raundin e trete konkurrimi merr permasa edhe me te medha, pasi ne gare futen skuadra si Roma, Hamburg, PSV Eind’hoven, Fenerbaçe, Atletik Bilbao, Fulham e shume te tjera.
Top Channel