Vrasja e Kekes, lirohen te shoqeruarit

21/06/2009 09:45

Pavaresisht se kane kaluar tri dite nga ekzekutimi mafioz i kryetarit te PDK-se per Malesine e Madhe, Aleksander Keka, per Policine e Shkodres ngjarja ka mbetur enigme pa autor dhe motive.

Burime nga Policia e Qarkut te Shkodres bejne te ditur se 20 te shoqeruarit, tashme jane lene te lire, pasi nuk ka pasur asnje arsye per t‘i mbajtur me gjate ne ambientet e komisariatit. Per momentin policia nuk ka asnje person te dyshuar dhe motiv te sqaruar per ngjarjen e ndodhur paraditen e se enjtes.

Pavaresisht thirrjes se familjareve dhe forcave te ndryshme politike per te zbardhur sa me pare ngjarjen, duket se hetimet po ecin ne menyre te ngadalte. Burime nga policia e qarkut pohuan se zbardhja e ngjarjes veshtiresohet dhe per faktin se per ekzekutimin e 38-vjecarit Kekaj, eshte perdorur eksploziv dhe kjo ben qe gjurmet te fshihen nga djegia.

Ne rastin konkret burime nga policia sqarojne se nuk eshte gjetur asgje gjurme ne vendin e ngjarjes qe mund te ndihmoje hetimet, kjo pasi shperthimi me eksplozivin e llojit C4, ka qene teper i fuqishem duke shkaterruar gjithcka. Burime konfidenciale nga grupi hetimor pohuan se per zbardhjen e ngjarjes jane duke u perdorur teknika bashkekohore te hetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA