Veliaj ne Gramsh: Te ndahemi nga tranzicioni

21/06/2009 13:10

Grupimi G99 i udhehequr nga Erion Veliaj eshte ndalur sot ne Rrajce, Gramsh dhe Cerrik ne kuader te fushates elektorale.

Gjate fjales se tij ne keto zona, Veliaj ka kerkuar nga shqiptaret qe te votojne koalicionin ku ai ben pjese, duke thene se kjo date do shenoje edhe ndarjen perfundimtare nga tranzicioni i gjate.

Ne kete ndalese te G99-es kane qene te pranishem edhe dy banoret e Big Brother 2, Bjordi dhe Adela. Cifti qe u be i famshem brenda shtepise me te “pergjuar” ne Shqiperi, ka deklaruar se perqafon projektin e G99-es pasi e konsideron si partine e te rinjve shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA