Universiteti i Tiranes, i perzgjedhur nga konsorciumi i universiteteve europiane, perfiton 36 bursa studimi per te tre nivelet e studimit; bachelor, master dhe doktorature, ne nje shume prej 400 mije eurosh.
UT i perfiton keto bursa sepse konsorciumi i universiteteve nga me cilesoret te Europes Perendimore, me iniciative te Universitetit te Gracit (Austri), ne partneritet me universitetet e Ballkanit Perendimor, kane fituar projektin Erasmus Mondus per mobilitet te stafit akademik dhe studenteve.
Ky projekt, sipas rektoratit te UT-se, eshte i nje rendesie te vecante per rritjen e nivelit te stafit akademik, duke ofruar bursa per doktorature dhe post-doktorature, si dhe ofrimin e mundesise se profesoratit te tij per te qene lektor aktiv ne universitetet perendimore.
Edhe studentet e shkelqyer te UT-se do te kene mundesine te vazhdojne nje ose dy vite akademike prane nje universiteti, pjese e konsorciumit si ne nivelin bachelor, ashtu dhe ne ate master. Promovimi zyrtar i projektit do te jete ne daten 20 korrik, ku do te marrin pjese dhe perfaqesues te konsorciumit, si dhe do te behet hapja e sezonit te pare te aplikimeve te kandidateve.
Perzgjedhja e tyre do te behet nga nje komitet vleresimi me anetare te ndryshem te konsorciumit. Sezoni i dyte i aplikimeve do te celet ne muajin shkurt 2010.
Top Channel