Ende vazhdon te mbetet e paqarte e ardhmja e Sajmir Ujkanit, portierit te kombetares shqiptare dhe ekipit te Palermos ne Serine A.
Prej kohesh po perflitet shume mundesia qe ai te huazohet ne nje tjeter klub italian, me shume gjasa ne kategorite inferiore, ku do te mund te kishte me shume hapesire per t‘u aktivizuar. Megjithate, ende asgje nuk eshte vendosur perfundimisht. Kete e konfirmon vete zevendespresidenti i skuadres siciliane, Gulielmo Micike, ne nje prononcim te djeshem te tij.
Pas rikthimit te portierit Federiko Aljardi nga huazimi te skuadra e Riminit, numri dy i Palermos thekson se “kemi edhe Ujkanin, e se bashku me trajnerin Zenga do te vleresojme situatat e portierit te dyte, i cili do te jete njeri nga te tre”. Por ai nuk e ka perjashtuar pisten e huazimit te Ujkanit ne ndonje ekip.
Top Channel