Tregtia ne renie, ekspertet rrezik papunesia

21/06/2009 18:50

Per here te pare pas 9 vitesh te dhenat flasin per nje renie te tregtise ne Shqiperi. Shifrat e katermujorit tregojne ulje te eksporteve ne masen 16 perqind e po keshtu edhe te importeve me 3 perqind. 

Ekspertet shprehen se renia do te reflektohet direkt te qytetaret, duke vleresuar si me alarmante eksportet.

Sipas tyre, Shqiperia nuk ka me kapacitete konkuruese, cka do te perkthehet ne shkurtimin e vendeve te punes.

“Po hyjne me pak impute dhe kjo eshte nje kercenim direkt i punesimit dhe eshte me pasoja sociale”, tha eksperti i tregtise, Selim Belortaja.

“Perceptimi i pare eshte se kjo renie e tregtise shikohet si nje dobesim i ekonomise ne teresi”, shtoi Belortaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA