Vetedorezohet ne polici autori i dyshuar i vrasjes se nje 30-vjecari dhe i plagosjes se dy personave nje jave me pare te zona e “Ali Demit” ne kryeqytet.
Erjon Duda do te ndiqet penalisht per vrasje dhe plagosje me dashje. Ngjarja ndodhi ne daten 14 qershor, pasi prej ditesh Duda kishte pasur debate me Fatjon Celen, i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thike, si dhe vellezerit Klodjan dhe Taulant Allmuca, te cilet moren plage te lehta. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur se Erjon Duda eshte dorezuar te efektivet blu te kryeqytetit pas rreth nje jave qe qendroi i fshehur te miq dhe te aferm.
Ngjarja e rende ndodhi kur dy grupe te rinjsh u grinden me njeri-tjetrin dhe me pas gjithcka perfundoi ne perleshje me fund tragjik per Celen. Policia beri te ditur nepermjet nje njoftimi per shtyp se, nga veprimet e para hetimore, u arrit identifikimi ne nje kohe te shpejte, i autorit te ngjarjes. Sipas policise, fillimisht konflikti mes te rinjve ka ndodhur rreth 10 dite me pare, ne ambientet e nje lokali ne Tirane, ku ata kane debatuar per motive te dobeta.
Me pas, me date 14 qershor 2009, ata jane konfliktuar perseri, ku autori i dyshuar Erjon Duda, i ka goditur te tre shtetasit, me arme te ftohte te llojit thike. Te plagosurit u derguan nga sherbimet e policise menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Si pasoje e plages se marre ne pjesen e gjoksit, 30- vjecari Fatjon Murat Cela nuk mundi t‘u mbijetonte plageve. Nderkohe, qe moren mjekimin mjekesor dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten vellezerit Klodian dhe Taulant Allmuca, respektivisht 28 dhe 24 vjec, me banim ne Tirane.
Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit moren arrestin ne flagrance per autorin e dyshuar te vrasjes, Erjon Kujtim Duda, per vepren penale te “vrasjes me dashje”, te parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Top Channel