Disa te rinj jane perleshur gjate oreve te para te mengjesit ne qytetin e Permetit duke terrorizuar gjithe banoret.(UPDATE)
Sipas te dhenave nga qyteti jugor, ne perleshje jane plagosur me mjete te forta disa te rinj edhe pse numri i tyre nuk dihet per momentin.
Policia e qytetit te Permetit ka reaguar pas lajmit te dhene nga Top News per grindjen e dy grupeve te rinjsh ku jane plagosur disa prej tyre. Sipas informacioneve zyrtare nga forcat e rendit, ngjarja nisi per motive te dobta mes dy te rinjte, te cilet me pas jane konfrontuar me mjete te forta.
Gjithashtu policia thekson se pasi ka marre nje denoncim nga njeri prej te rinjve ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe autoreve. Uniformat blu nuk kane dhene nje numer te sakte te pjesemarresve ne kete grindje apo te dhena per te plagosur te mundshem.
Top Channel