Kombetaret U-17 dhe U-19 zhvilluan miqesore me moshataret e tyre maqedonas. Te dyja ndeshjet perfunduan me barazim.
Kombetaret U-17 u ndeshen ne Durres. Skuadra jone kryesoi ne pjesen e pare te ndeshjes me nje gol te shenuar nga Valmir Nafiu i ekipit Shkendija, por maqedonasit barazuan ne pjesen e dyte dhe ndeshja perfundoi barazim 1-1.
Nderkohe, maqedonasit U-19 priten homologen kuqezi ne Oher, ku u zhvillua edhe ndeshja. Maqedonia kaloi ne avantazh e para me golin e shenuar nga Aleksandar Stankov i skuadres holandeze Roda Kerkrade, por lojtaret tane e moren veten shpejt dhe ia dolen te kthenin rezultatin me golat e Sadikut e Konit.
Dukej se ndeshja do te perfundonte me fitoren e shqiptareve, por fatkeqesisht, ne minutat shtese, maqedonasi Poposki ia doli mbane te shenonte, duke bere te mundur qe edhe ndeshja e kombetareve U-19 te mbyllej me barazim 2-2.
Top Channel