Edi Rama kryetari i PS-se, mberrin serish ne Berat dhe bashke me programin qe prezantoi disa kohe me pare tani po prezanton edhe kandidatet per deputete.
Perkrah tyre shefi i socialisteve leshoi mesazhin e tij refen ne kete fushate, ndeshkimin e politikes se vjeter me voten e 28 qershorit.
Tashme qe sheshet e takimeve masive te zotit Rama jane mbushur me numrin “33”, numri rendor i PS-se ne fleten e votimit zoti Rama ironizoi numrin rendor te kundershtareve te tij.
“Ka noten 10 per nivelin me te larte te papunesise ne vend, ka numrin 10 per faktin se ne Shqiperi jeton e lumtur vetem nje familje qe eshte familja e tij. Ka noten 10 per kercenimin qe po u ben mesuesve, mjekeve e nepunesve se do u heq buken e gojes nese nuk e votojne”, eshte shprehur Rama.
Kyesocialisti preku edhe ceshtjen e liberalizimit te vizave kur tha politika e vjeter ua mohoi shqiptareve edhe kete radhe endrren europiane.
Ai nenvizoi rendesine e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe kerkoi qe pushtetaret te heqin dore nga kercenimet per voten.
“Nuk do na marr kurre voten e mesuesve, voten e mjekeve e nepunesve dhe njerezve te thjeshte te ketij vendi”, theksoi Rama.
Bindjes se tij per fitore kryetari socialist i shton edhe sigurine se, sic tha ai, asnje vote shqiptari nuk do te deformohet ne keto zgjedhje.
“Jemi te pergatitur ta mbrojme voten e popullit ne 28 qershor me mire sec e mbrojten ne Tirane dy vjet me pare. Dhe ne 28 qershor do te fitojme me nje rezultat historik qe nuk ka vote qe e prembys dhe fitorja jone do te jete spaktakolare, do te jete fitorja e te ardhmes ndaj te shkuares”, tha Rama.
Top Channel