Qendrat e votimit, PS e shqetesuar

21/06/2009 16:45

Percaktimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i disa qendrave te votimit, nese ato duhet te jene ne ambjente publike apo private ka ngritur tonet politike mes perfaqesuesve te dy forcave te medha politike.

Partia Socialiste ka ngritur shqetesimin, vecanerisht per disa objekte private te sjella per miratim ne KQZ nga kryetari i Bashkise se Kamzes.

Duke kerkuar rrezimin e tyre nga KQZ-ja, perfaqesuesi i socialist ka treguar disa fotografi te ketyre objekteve qe kane simbole te dukshme elektorale te Partise Demokratike.

Nga ana e tij, perfaqesuesi demokrat ka kundershtuar kete kerkese, duke deklaruar se me ndryshimin e qendrave te votimit, qellimi i Partise Socialiste eshte c’orientimi i elektoratit demokrat ne Kamez.

Dy perfaqesuesit partiake kane komunikuar me tone te larta, por ky tension dhe mosbesim mes dy te medhenjve, nuk eshte reflektuar mes anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te cilet, me qetesi, ne shumicen e rasteve kane votuar njesoj per rrezimin e disa objekteve private te percaktuara nga kryetari i Bashkise se Kamzes si qendra votimit dhe te kontestuara nga Partia Socialiste.

Megjithate ajo qe eshte ngritur si shqetesim nga KQZ-ja eshte se gati nje jave para dites se votimit, ende nuk jane percaktuar perfundimisht ne disa zona zgjedhore vendet ku do te votojne zgjedhesit shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA