Protestat, Khatami: Pasoja te renda mbi Iranin

21/06/2009 15:20

Ish-presidenti iranian, Mohammad Khatami ka vene ne dukje pasojat e renda qe do te binin mbi Iranin me qendrimin qe po mbahet per ndalimin e protestave.

Ai ka kerkuar lirimin e menjehershem te personave te arrestuar gjate manifestimeve.

“Pasojat do te jene te renda per imazhin e vendit… Duhet te lirohen menjehere te gjithe manifestuesit e ndaluar nga policia”, eshte shprehur Khatami.

Syte e botes jane orientuar nga Irani ditet e fundit pas perfundimit te zgjedhjeve presidenciale qe risollen ne pushtet Mahmoud Ahmadinexhad.

Mbeshtetesit e opozitarit te moderuar Mir Hossein Mousavi kane mbushur rruget e Teheranit duke protestuar kunder manipulimit te votes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA