PDK: Standartet me te rendesishme se rezultatet
21/06/2009 12:50
Partia Demokristiane e Shqiperise ka pershendetur rezoluten e Senatit Amerikan per zgjedhjet e 28 qershorit ne vendin tone.
Sipas kesaj partie, e cila ka qene ne qender te vemendjes gjate diteve te fundit per shkak te vrasjes se kreut te Malesise se Madhe, zgjedhjet me standarte perendimore jane nje detyrim i te gjitha paleve ne politike.
Duke iu referuar sulmit verbal nga ana e demokrates Jozefina Topalli, ne vijim te deklarates, PDK kerkon qe partite te ndalin gjuhen e urrejtjes dhe te dhunes. “Standardet e zgjedhjeve jane me te rendesishme se rezultati”, theksohet nder te tjera ne mesazhin e PDK-se.
Top Channel