LSI perserit ftesen, PS: bashkoni votat me ne

21/06/2009 13:35

Levizja Socialiste per Integrim ka perseritur ftesen per bashkimin e te gjithe elementeve te majte.

Ne nje deklarate per shtyp, sekretari per marredheniet me publikun ne LSI, Luan Rama, ka theksuar se partia qe ai perfaqeson, kerkon nje klime bashkepunimi dhe koordinim te te gjithe faktoreve te se majtes shqiptare. “Asnjehere nuk eshte vone bashkimi per fitoren e se majtes dhe asnjehere nuk eshte vone bashkimi per te larguar Berishen”, ka theksuar Rama.

Menjehere pas kesaj thirrje publike, ka reaguar selia roze, e cila nuk ka dhene nje pergjigje te qarte rreth fteses se LSI-se. Kandidati per deputet Sajmir Tahiri ka theksuar se largimi i Berishes nga pushteti arrihet duke bashkuar votat me Partine Socialiste.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane historike per te ardhmen tone te perbashket. Ne e ftojme Ilir Meten t’i bashkohet apelit per te votuar Partine Socialiste”, deklaroi Tahiri.

Ne vijim te deklarates, ai la te kuptohej se shkrirja e akujve mes dy kampeve do jete shume e veshtire, pasi theksoi se vetem vota ndaj PS-se i jep fund politikes se vjeter. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA