KPP: 15 % e kandidateve nuk permbushin kriteret
21/06/2009 11:55
Shoqata Koalicioni per Parlament te Paster e drejtuar nga ish Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu ka publikuar nje raport pas nje investigimi qe i eshte bere listave te kandidateve per deputete.
Sipas ketij raporti, jo te gjithe kandidatet per zgjedhjet e 28 qershorit i permbushin kriteret. “15 % e kandidateve ne lista nuk i permbushin standartet kualifikuese”, theksohet mes te tjerash. Ne vijim, investigimi i Koalicionit per Parlament te Paster nenvizon se PD dhe PS kane ne lista nga 3 kandidate te tille.
Numrin me te madh te kandidateve qe nuk permbushin kriteret e ka Partia Republikane me 5 deputete, ndersa Levizja Socialiste per Integrim ka vetem 2 te tille.
Top Channel