Shefi i policise iraniane ka paralajmeruar mbeshtetesit e ish kandidatit poresidencial Musavi se forcat e rendit nuk do terhiqen dhe do perballen me protestuesit.
Ai ka dhene nje sinjal te qarte, duke lene te kuptohet se pergjakja ne rruget e Teheranit do vazhdoje. Ne letren derguar te gjitha gazetave ai thekson se policia do vazhdoje te ruaje rregullin dhe qetesine ne Teheran ku vetem dje ne mbremje jane vrare 19 persona. Kreu i policise shton se ne perleshjet e oreve te fundit jane plagosur rreth 400 police.
Nderkohe, nuk dihet ende numri i sakte i viktimave te mbremjes se djeshme por sipas burimeve spitalore ky numer mund te jete rreth 150 edhe pse per momentin CNN flet per 19 te vdekur. Imazhe te perleshjeve te dhunshme jane publikuar ne rrjetin social Twitter.
Top Channel