Fushata, Meta ne Burrel

21/06/2009 18:15

Qyteti i Burrelit ishte ndalesa e radhes e LSI-se dhe e kreut te saj, Ilir Meta. Nga sheshi kryesor i qytetit, i bindur per fitoren e 28 qershorit, Meta premtoi krijimin e nje mazhorance solide dhe efikase, qe do e shnderrojne Shqiperine ne nje vend europian.

“Te majtet dhe progresistet do te votojne per LSI-ne dhe Ilir Meten. Ne do te bashkepunojme qe ne 28 qershor te krijojme nje aleance qe do te qeverise Shqiperine ne menyre qe femijet tane te mos largohen nga atdheu yne i dashur”, eshte shprehur Meta.

Kreu i LSI-se tha se partia e tij do te shnderoje Matin dhe gjithe rajonin e Dibres ne nje qender te rendesishme industriale duke investuar per zhvillimin e industrise se kromit.

Ai gjithashtu pretmtoi subvencioninimin e agro-industrise dhe ne pergjithesi te prodhimit vendas.

Meta ftoi banoret e Burrelit te votojne kandidatin per deputet te kesaj zone, Agim Hyseni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA