FC Zyrih shton interesimin e tij per Jahmir Hyken, talentin shqiptar te Maincit, i sapongjitur ne Bundesligen 1 gjermane.
Lajmi eshte bere i ditur se fundmi nga gazeta e njohur gjermane “Allgemaine Zeitung”, sipas se ciles, kampionet e Zvicres kerkojne sherbimin e mesfushorit teknik te kombetares shqiptare. Por, per momentin, ekipi i tij gjerman e ka perjashtuar pisten e shitjes, ndersa deshiron ta jape vetem ne forme huazimi.
Hyka, i cili ne veren e vitit 2008 kaloi nga Tirana per te Mainci ne Bundesligen 2, ka nje kontrate me skuadren gjemane, e qe skadon me 2011-en. Por me fillimin e sezonit, trajneri Jern Andersen nuk i dha mundesine atij qe te luante mes titullareve, madje e ka perdorur shume pak edhe si zevendesues (vetem pese). 21-vjecari tani kerkon me shume hapesire, prandaj ai mund te huazohet ne nje tjeter ekip.
Top Channel